REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesë për tenderim me procedurë të hapur me vlerë të mesme (furnizim, shërbim dhe punë)

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme

Qëllimi: Mundësohet proces i drejtë dhe transparent gjatë konkurrimit të bizneseve për punë të caktuar.

Përshkrimi: Operatori Ekonomik e bën kërkesën ne Zyrën e Prokurimit për tërheqjen e dosjes së tenderit. Duhet te jenë së paku 3 operatorë ekonomik që i plotësojnë kushtet e kërkuara.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: 7 vite

Informatat e kërkuara

  • Emri I operatorit ekonomik (OE)
  • Emri I pronarit
  • Pozita e përfaqësuesit të OE (në mungesë të pronarit për këtë kërkesë)
  • Adresa e plotë
  • Kontakt informatat

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 20

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • Certifikata e Numrit Fiskal (per bizneset e regjistruara para vitit 2013) (Kopje)
  • Certifikata e TVSH (qarkullimi vjetor mbi Euro 50.000) (Kopje)
  • Vërtetimi I administratës Tatimore të Kosovës (Origjinal)
  • Vërtetimi I tatimit në pronë (Origjinal)
  • Vërtetim nga Gjykata ekonomike që nuk është në falimentim ose nën administrim te dhunshëm gjyqësorë. (NUK KA)
  • Licenca e veprimtarisë (Origjinal)
  • Kontratat tjera dhe referencat për punët paraprake për 3 vitet e fundit (NUK KA)
  • Certifikata e tre-mujorshit (qarkullimi nën Euro 50.000) (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion