REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Ndërrim i adresës për Shoqërinë Aksionare

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik

Qëllimi: T'i mundësojë pronareve të shoqërive aksionare të bëjnë ndërrimin e adresës, si dhe evidentimin e ndryshimeve në kategorinë e këtyre bizneseve në komunë.

Përshkrimi: Pronarët e shoqërisë aksionare mund të bëjnë ndërrimin e adresës së ndërmarrjes tyre përmes plotësimit të formularit A3 i cili mund të gjendet në zyrat e QKB(qendra komunale e biznesit). Pas dorëzimit të aplikacionit, brenda afatit të përcaktuar me ligj, aplikusi do të pajiset me certifikatë dhe me adresën e re të biznesit.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Pa afat

Informatat e kërkuara

  • Formulari A3
  • Emri tregtar
  • Adresa e vjetër biznesit
  • Adresa e re e biznesit
  • Aplikuesi
  • Nënshkrimi
  • Data

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Vendimi për ndrrimin e adresës (Origjinal)
  • Aneks statut (Origjinal)
  • Formulari A3 (Origjinal)
  • Fletëpagesa (Origjinal)
  • Çertifikata origjinal (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion