REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Ndërrim i punëtorëve për Biznes Individual

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik

Qëllimi: T'i mundësojë pronarëve të bizneseve individuale të bëjnë ndërrimin e numrit të punëtorëve, si dhe evidentimin e ndryshimeve të subjekteve të kësaj kategorie të biznesit.

Përshkrimi: Pronarët e bizneseve individuale mund të bëjnë ndërrimin e numrit të punëtorëve përmes plotësimit të formularit B i cili mund të gjendet në zyrat e QKB(Qendra Komunale e Biznesit). Pas dorëzimit të aplikacionit, brenda afatit të përcaktuar me ligj, aplikusi do t'i konfirmohet ndërrimi i punëtorëve.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Pa afat

Informatat e kërkuara

  • Formulari B
  • Emërtimi i biznesit
  • Adresa e biznesit
  • Lloji i biznesit
  • Aktivitetet
  • Pronarët e biznesit
  • Përfshierja e individëve të autorizuar në biznes
  • Njësitë
  • Informatë plotësuese
  • Aplikuesi
  • Nënshkrim
  • Data

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimet (Kopje)
  • Formulari B (Origjinal)
  • Fletëpagesa (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion