REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Ndërrimi i emrit të Biznesit Individual

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik

Qëllimi: Dhënia e mundësisë pronarit të ndërmarrjes që të ndryshojë emrin e ndërmarrjes, si dhe evidentimin e këtyre ndryshimeve.

Përshkrimi: Pronarët e biznesit individual mund të bëjnë ndërrimin e emrit të ndërmarrjes së tyre përmes plotësimit të formularit standard B i cili mund të gjendet në zyret e QKB(Qendra Komunale e Biznesit). Pas dorëzimit të aplikacionit, brenda afatit të përcaktuar me ligj, aplikuesi do te pajiset me ndryshimin e kërkuar në biznesin e tij.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Pa afat

Informatat e kërkuara

  • Formulari B Emri i biznesit
  • Emri tregtar
  • Adresa e biznesit
  • Loji i biznesit
  • Aktivitetet e biznesit
  • Pronarët e biznesit
  • Përfshirja e individëve të autorizuar në biznes
  • A dëshiron të regjistrohet në TVSH
  • Informata mbi njësitë
  • Informata plotësuese
  • Informata mbi aplikuesin

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Formulari B (Origjinal)
  • Fletëpagesa (Origjinal)
  • Certifikata e biznesit (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion