REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Vërtetim për stazh pune dhe vërtetim për konfirmim të përvojës së veprimtarisë

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik

Qëllimi: Pajisja e palës me vërtetim të stazhit apo ushtrimit të veprimtarisë për nevoja pensionale, referencë për punë të re, etj.

Përshkrimi: Pala e bën kërkesën në Zyrën e Pranimit, përcillet në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik ku zyrtari në bazë të kërkesës e bënë kontrollin e kontratës së punës për palën apo vitet (kohëzgjatjen) e veprimtarisë së biznesit. Nëse pala i plotësohen kushtet pajiset me vërtetim për stazh pune apo konfirmim e përvojës së veprimtarisë.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Koha gjatë të cilës ka punuar dhe vendi ku ka punuar
  • C'farë ka punuar (sektori, pozita)
  • Adresa e vendi të punës
  • Kontakt informatat për palën.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion