REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Pëlqim në lokacion për dhënjen në shfrytëzim të hapsirës publike për vendosjen e objekteve të përkohshme (pano reklamuese, ekrane elektronike, banera në shtyllat e ndriqimit publik, etj)

Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit

Qëllimi: Mundësohet shfrytëzimi i përkohshëm i hapsirës publike dhe reklamimi i veprimtarisë së biznesit të qytetarit.

Përshkrimi: Pala e paraqet kërkesën në zyrën pritese e cila pastaj i dërgohet Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit. Zyrtari e shqyrton kërkesën bashk me dokumentacionin e bashkangjitur, e bënë inspektimin e nevojshëm në terren dhe e merr vendimi për shfrytezimin (apo jo) e sipërfaqës publike për një afat njëvjeqar. Përpilohet kontrata dhe lëshohet pëlqimi në lokacion.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: 1 vit

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Statusi Juridik i aplikuesit
  • Informatat e përgjithshme të aplikuesit (adresa, kontakt informatat, etj)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Skica e lokacionit (Origjinal)
  • Përshkrimi Teknik (Origjinal)
  • Certifikata e biznesit (Kopje e vertetuar)
  • Atesti teknik (nëse kërkohet) (Origjinal)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Pëlqimin nga sektori i komunikacionit (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion