REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesë për pëcaktimin e kufijve të parcelave

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë

Qëllimi: Caktimi i kufijve bëhet për përkufizimin e parcelës kur pala nuk është në dijeni për vijën kufizuese të pronës vetanake.

Përshkrimi: Pala e bën kërkesën në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë për caktimin e kufijve në mes të dy ose më shumë parcelave. Duhet të jenë të njoftuar të gjithë pronarët e parcelave të përkufizuara. Juristi përgjegjës e shqyrton dhe e lëshon vendimin mbi lëndën e cila del në shpallje publike për 5 ditë pune. Nëse nuk ka ankesa nga qytetarët për pronësinë regjistrohet në sistem të SITKT (sistemi informativ kadastral i tokës së Kosovës).

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Informatat e përgjithshme të palës (kontakt informatat, numri personal,etj)
  • Emrat e pronarëve të parcelave kufizuese dhe kontakt informatat e tyre.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Tatimin në Pronë (Origjinal)
  • Certifikata e pasurisë (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion