REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Uzurpimi arbitrar i tokës në pronësi shoqërore

Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit

Qëllimi: Zbulimi dhe mënjanimi i uzurpimeve arbitrare të tokës e cila është pronë shoqërore.

Përshkrimi: Procedura inicohet me kërkesë te palës. Zyrtari e incizon terrenin bashkë me ekipin nga Drejtoria e Gjeodezisë dhe në bazë të gjendjes faktike, zyrtari e jep mendimin e vet (vendimin apo konkluzionin) për uzurpim ose jo të parcelës/pronës shoqërore. Në rast se është vendim për jo-uzurpim të pronës shoqërore procedura përfundon. Në rast se zyrtari konkludon që është uzurpuar prona shoqërore, uzurpuesit i dërgohet akvendimi.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Adresa e pronës shoqërore e cila dyshohet se është uzurpuar
  • Emri dhe mbiemri dhe informatat e përgjithshme të qytetarit i cili e ka paraqitur kërkesën

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e pronësisë (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion