REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesë për regjistrim të drejtës së shfrytëzimit (qirambajtje)

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë

Qëllimi: I mundësohet palës bartja e pronësisë në bazë të kontratës për shfrytëzim-qirambajtje.

Përshkrimi: Pala, e cila ka marrë në shfrytëzim të përkohshëm pronën shoqërore/shtetërore, e bënë kërkesën në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë për bartje të përkohshme të pronësisë në bazë të kontratës për shfrytëzimin e pronës shoqërore/shtetërore (qirambajtje). Juristi përgjegjës e shqyrton dhe e lëshon vendimin mbi lëndën. Lënda del në shpallje publike për 5 ditë pune dhe nëse nuk ka ankesa nga qytetarët për pronësinë e pronës së caktuar dhe për ndryshimin e pronarit, regjistrohet në sistem të SIKTK (Sistemi Informativ Kadastral i Tokës në Kosovë).

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Afati i vendimit i lidhur me kohëzgjatjen e kontratës për qirambajtje.

Informatat e kërkuara

  • Emri (emri i Prindit), Mbiemri
  • Numri personal
  • Informatat e përgjithshme (adresa, kontakt informatat, etj)
  • Të dhënat mbi pronarin e mëparshëm (informatat e përgjithshme)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Kontrata mbi transaksionin (Origjinal)
  • Certifikata e pasurisë (NUK KA)
  • Vërtetimin e tatimit në pronë (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion