REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesë për leje mjedisore komunale

Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit

Qëllimi: Pajisja e qytetarit me leje mjedisore komunale që garanton parandalimin dhe zvogëlimin e ndikimit negativ në mjedis nga ndërtimet publike dhe private.

Përshkrimi: Pala e paraqet kërkesën në zyrën pritëse e cila pastaj i dërgohet Drejtorisë së Urbanzmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit. Bashkpunëtori profesional e mbledhë dokumentacionin dhe e shqyrton rastin e dhënë. Dokumentacioni komplet bashk me raport i dërgohet Komisionit i cili paraprakisht është formuar nga Kryetari/ja i/e Komunës. Komisioni jep mendimin për miratim apo refuzim të raportit. Në rast të refuzimit, aplikuesi ka të drejte të parashtroj ankesë (mbrenda 30 ditësh). Pas miratimit nga komisioni, kërkesa i dërgohet Kryetarit/rës së Komunës për aprovim ose refuzim të vendimit për dhënjen e Lejes Mjedisore Komunale.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: 10 vite

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Statusi Juridik i aplikuesit
  • Emri i projektit
  • Informatat e përgjithshme të aplikuesit (adresa, kontakt informatat, etj)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Raporti i lejes mjedisore komunale (Origjinal, Kopje)
  • Certifikata për regjistrimin e biznesit (Kopje)
  • Certifikata e pasurisë (Origjinal)
  • Kopja e planit me koordinata (Origjinal)
  • Me raste - kontrata për shfrytëzimin e ngastrës (Kopje)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion