REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesë për leje të rrënimit

Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit

Qëllimi: Pajisja me leje për rrënimin e objektit i cili: pengon në ndërtimin e një objekti tjetër, paraqet rrezik për qytetarët, kërkohet hapja e terrenit, etj.

Përshkrimi: Në rastet kur nevojitet të rrënohet një objekt ekzistues për tu ndertuar një objekt i ri apo kur objekti paraqet rrezik, pala bënë kërkesën për rrënim të objektit në Zyrën e Pranimit. Pala e prezenton lejen ndërtimore dhe dokumentacionin e nevojshëm. Zyrtari i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e shqyrton lëndën dhe e merr vendimin për rrënimin e objektit.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Emri Mbiemri
  • Informatat e kontaktit
  • Informatat për vendin ku gjindet objekti për të cilin kërkohet leja e rrënimit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Leja e ndërtimit për objektin e ri (në rastet kur kërkesa për rrënim bëhet për arsye të ndërtimit të objektit të ri në të njetin vend apo afër) (Origjinal)
  • Planimetria e cila përcakton komunikacionin nëpër të cilin do të largohen mbetjet e objektit i cili rrënohet (Origjinal)
  • Procesverbali i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim(në rastet kur objekti paraqet rrezik për kalimtarët apo tjerë) (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion