REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Regjistrimi i pengesave (servituti)

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë

Qëllimi: Regjistrohet servitut apo pengesa. Barra që i ngarkohet një prone për përdorim dhe në dobi të një prone të pronarit tjetër.

Përshkrimi: Pala aplikon në Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë për regjistrim të servitutit (të drejtën e kalimit) me aktgjykimin i cili është caktuar paraprakishtë nga Gjykata. Caktohet servituti dhe afati i servitutit. Regjistrimi i servitutit përfshinë përshkrimin e ngastrave (pjesës së ngarkuar).

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Afatin e cakton Gjykata, varësisht nga lënda.

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Numri personal
  • Informatat e përgjithshme (adresa, kontakt informatat, etj)
  • Kontakt informatat

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aktgjykimi i gjykatës kompetente (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion