REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesë për leje ndërtimi

Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit

Qëllimi: Pajisja e palës me leje të ndërtimit.

Përshkrimi: Pala e plotëson formularin për aplikim në Zyrën e Pranimit dhe i bashkangjet dokumentet e kërkuara (të listuara në formular). Zyrtari përgjegjës duhet të kthej një vërtetim me shkrim mbi pranimin e kërkesës brenda ditës. Procesi i punës në Drejtorinë e Urbanizmit fillon vetëm atëhere kur pala e ka kompletuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: I përhershëm Nëse NUK fillon ndërtimi - vlefshmëria 1 vit

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Informatat e kontaktit
  • Informatat për vendin në të cilin kërkohet leja e ndërtimit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 45

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kopja e planit (Origjinal, Per shikim)
  • Kushtet e ndërtimit (Origjinal)
  • Dokumentacioni juridik i ndërmarrjes projektuese e cila e harton projektin kryesorë për leje ndërtimore (Origjinal)
  • Vërtetimi i tatimit në pronë (Origjinal)
  • Pëlqimet për kyqje dhe mospengim të infrastrukturës teknike (Hidrosistemi Radoniqi, PTK, Ngrohtorja e Qytetit, Ndërmarrja për menagjimin e mbeturinave, KEDS) (Origjinal)
  • Pëlqimi për mbrojtje kundër zjarrit (Origjinal)
  • Pëlqim për shëndrrimin e tokës bujqësore në jo-bujqësore (Origjinal)
  • Leja Mjedisore (niveli lokal) ose Pëlqimi Mjedisor nga Ministria e Mjedisit me vlerësim të ndikikmit në mjedis (Origjinal)
  • Certifikata e pronësisë (Origjinal)
  • Pëlqim Sanitar (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion