REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesë për fshirjen e hipotekës

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë

Qëllimi: I mundësohet qytetarit/personit juridik fshirja e borxhit ndaj bankës si dhe regjistrimi i vendimit mbi fshirjen e borxhit në regjistrin e hipotekës.

Përshkrimi: Kërkesa nga pala vjen në Drejtorin për Kadastër Gjeodezi dhe Pronë. Zyrtari juridik përgjegjës e shqyrton lëndën dhe e lëshon vendimin. Vendimi është pozitiv nëse lënda është komplete, qe do të thotë se pala e ka kryer obligimin ndaj bankës, nëse jo lëshohet konkluzioni me vërejtje për plotësim të lëndës (afati për plotësim të lëndës 1 ditë). Zyrtari e regjistron fshirjen e hipotekës në Regjistrin e Hipotekave'.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: 6 muaj

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri,
  • Numri personal
  • Informatat e përgjithshme (adresa, kontakt informatat, etj)
  • Numri i aktvendimit
  • Shuma e borxhit
  • Prioriteti - shënime mbi prioritet nëse prona ka qenë e hipotekuar më shume se një herë.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Kërkesa e bankës (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion