REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesë për ndihma të menjëhershme sociale

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Qëllimi: Asistenca materiale për familjet me nevoja sociale në rastet e fatkeqësive të ndryshme.

Përshkrimi: Qytetari që i takon grupit të rasteve sociale mund të aplikoj për mbulimin e shpenzimeve ("ndihme e menjëhershme sociale"), mes tjerash, për: shpenzime të varrimit të familjarit, dëmet në ekonominë familjare të shkaktuara nga fatkeqësitë elementare (zjarr, tërmet, vërshime) si dhe nevojat tjera të jashtëzakonshme. Kërkesa bashkë me provat tjera të nevojshme i dërgohen Komisionit për Ndihmë të Menjëhershme brenda Departamentit të Mirëqënjes Sociale të nivelit qëndrorë (Ministria për Punë dhe Mirqenje Sociale). Kërkesat e aprovuara nga Komisioni kthehen ne QPS(Qendra per Pune Sociale) dhe palës i paguhen të hollat në vlerë nga 100-300 euro, varësisht nga rasti.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: 6 muaj

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Data e lindjes
  • Numri personal
  • Vendi i lindjes
  • Adresa
  • Prova në lidhje me fatkeqësinë
  • Numri i xhirollogarisë bankare

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 21

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Vërtetimi për rastin (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion