REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesa për bartje të pronës në bazë të kontratës për shitblerje.

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë

Qëllimi: I mundësohet palës bartja e pronës në bazë të kontratës mbi shitblerje.

Përshkrimi: Qytetari e bënë kërkesën në Drejtorinë për Kadaster Gjeodezi dhe Pronë. Juristi përgjegjës e shqyrton dhe e lëshon vendimin mbi lëndën. Vendimi është pozitiv nëse lënda është komplete. Nëse lënda nuk është komplete lëshohet konkluzioni me vërejtje për plotësim të lëndës (afati për plotësim 5 ditë pune). Pas marrjes së vendimit lënda duhet të del në shpallje publike për 5 ditë pune. Nëse nuk ka ankesa nga qytetarët prona dhe pronari i ri regjistrohen në SIKTK (sistemi informativ kadastral i tokës në Kosovë).

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: I përhershëm.

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri, emri i prindit
  • Numri personal
  • Informatat e përgjithshme (adresa, kontakt informatat, etj)
  • Të dhënat mbi pronarin e mëparshëm (emri, mbiemri, numri personal dhe informatat e përgjithshme)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Kontrata mbi transaksionin (Origjinal)
  • Dokumenti mbi hipotekën (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Aktgjykimi i plotfuqishëm i Gjykatës kompetente (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Aktvendimi i formës së prerë të gjykatës (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Certifikata e pasurisë (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion