REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesë për përkrahje financiare për fëmijë me aftësi të kufizuar të përherëshme

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Qëllimi: Përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme.

Përshkrimi: Pala bën kërkesën dhe e dorëzon dokumentacionin e nevojshëm për të aplikuar për përkrahje materiale. Zyrtari i shërbimit kontrollon dokumentacionin dhe e paraqet para komisionit mjekësor (komisioni i nivelit qëndrorë i caktuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale) e cili shqyrton kërkesën. Ky Komision mblidhet vetëm kur janë paraqitur 20 e më shume raste. (Nëse aprovohet kërkesa pala i gëzon të drejtat prej ditës se aplikimit.)

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Data e lindjes
  • Adresa
  • Numri i telefonit

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë):

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi i parashtruesit të kërkesës (Kopje)
  • Certifikata e vendbanimit të fëmijës me aftësi të kufizuara (Origjinal, Kopje)
  • Certifikata e lindjes së fëmijës (Origjinal, Kopje)
  • Aktvendimi që vërteton Kujdestarisë, nëse kërkesën e parashtron kujdestari (Origjinal)
  • Dokumentacioni mjekësore me epikrizë (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion