REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesë për martesë para moshës madhore

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Qëllimi: Rishiqimi i gjendjes psiko-fizike të palës së mitur dhe dhënja e mendimit për martesë të parakohëshme (personat nën moshën 18 vjecare).

Përshkrimi: Kërkesa vjen nga Gjykata për dhënien e mendimit për lidhjen e martesës së parakohshme për personat qe janë nën moshën 18 vjeçare. Zyrtari bënë verifikimin e dokumentacionit dhe procedimin e lëndes. Bisedohet me të miturën/miturin për vullnetin e saj/tijë për lidhjen e martesës si dhe me prindërit e sajë/tijë. Konstatimi me shkrim i adresohet gjykatës dhe palës.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: I përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Data e lindjes
  • Adresa
  • Nr telefonit
  • Pëlqimi i të miturit/miturës dhe prindërve
  • Arsyeja për kurorëzim të parakohshëm të të miturit/miturës.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 2

Dokumentacioni i kërkuar

  • Njoftimin nga Gjykata (Origjinal)
  • Certifikata e lindjes së palës (Kopje)
  • Certifikatë mbi gjendjen shëndetësore (Kopje)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Letërnjoftimi i prindit (Kopje)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion