REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesë për pajtim familjarë dhe mendimi për besimin e fëmijëve

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Qëllimi: Tentim pajtimi i bashkëshortëve dhe, në raste të mospajtimit, dhënia e mendimit për besimin e fëmijëve

Përshkrimi: Kërkesa vjen nga Gjykata për të zhvilluar procedurën e pajtimit dhe për të dhënë mendimin se cilit nga prindërit duhet ti besohen fëmijët e moshës nën 18 vjeçare. Rasti evidentohet nga zyrtari dhe caktohet menaxheri për punë të mëtutjeshme në verifikimin dhe zhvillimin e procedurës së pajtimit. Nëse nuk vjen gjer të pajtimi i palëve, menaxheri e jep mendimin profesional se cilit nga prindërit i duhet besuar fëmijët.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Data e lindjes
  • Adresa
  • Nr telefonit
  • Gjendja familjare ekonomike

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa nga Gjykata për zhvillimin e procedurës (Kopje)
  • Certifikata e martesës (Kopje)
  • Certifikata e Lindjes (për femijët) (Kopje)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion