REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesë për trajtim mjeksor jashtë institucioneve shëndetësore publike

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Qëllimi: Asistencë financiare qytetarit për trajtim mjeksorë jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Përshkrimi: Për trajtim shëndetësorë jashtë institucioneve shëndetësore publike, pala bën kërkesën në DSHMS(Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale) dhe zyrtari i drejtorisë e plotëson aplikacionin zyrtar me informatat e nevojshme. Kërkesën e plotësuar pala e dorëzon në Zyrën e Pranimit ku përpilohet lënda dhe i vjen drejtorisë. Pas kësaj procedure palës i lëshohet aplikacioni për trajtim jashtë vendit të Ministrisë së Shëndtësisë. (Drejtoria e kryen shërbimin për Ministrinë e Shëndetësisë)

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: 1 vit

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Informatat e përgjithshme (Adresa, numri i telefonit )

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Referencë nga komisioni mjekësor mbi gjendjen shëndetësore. (Kopje)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Certifikata e Lindjes (për fëmijë) (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion