REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesë për strehim

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Qëllimi: Sigurimi i strehimit për qytatarët të cilët nuk e kanë të rregulluar qështjen e banimit dhe janë raste sociale

Përshkrimi: Pala e bënë kërkesën dhe ia bashkangjet dokumentacion përkatës. Kërkesa regjistrohet në sistemin e Drejtorisë. Formohet komisioni i cili bënë verifikimin në terren dhe e merr vendimin për numrin e qytetarëve të cilët kanë nevojë për strehim. Bazuar në këtë vendim palës i kthehet përgjegja.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: 1 vitë

Informatat e kërkuara

  • Emri i kryefamiljarit
  • Emri i fshatit/qytetit/komunës në të cilin gjindet familja
  • Informatat e kontaktit
  • Përbërja e familjes
  • Kushtet aktuale të banimit
  • Prona dhe Pasuria
  • Të hyrat financiare të familjes
  • Struktura e familjes varshmëria
  • Gjendja shëndetësore

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Origjinal)
  • Certifikata e lindjes për anëtaret e familjes së parashtruesit të kërkesës (Origjinal)
  • Të dhënat mbi punësimin e anëtarëve të punësuar, dhe burimeve të të hyrave të rregullta (Kopje)
  • Dëshmia për pronësi, plani kadastral, fleta poseduese dhe dokumentacioni tjetër relevant nga regjistri i patundshmërive (Kopje)
  • Deklaratë e nënshkruar nga dy persona madhorë që dëshmojnë se parashtruesi i kërkesës nuk krijon të hyra shtesë. (Kopje)
  • Vërtetim për anëtarët e pa punësuar të familjes. (Origjinal)
  • Vërtetim mbi shkollimin e rregullt (për anëtarët e familjes të moshës madhore) (Kopje)
  • Vërtetim mbi gjendjen shëndetësore të parashtruesit të kërkesës apo të anëtarëve të familjes (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion