REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesë për leje për transport publik të personave me auto-taksi

Drejtoria për Shërbime Publike

Qëllimi: Pajisja e qytetarëve dhe bizneseve me leje për transport të udhëtareve.

Përshkrimi: Pala aplikon në Zyrën e Pranimit dhe kërkesa përcillet ne Drejtorinë për Sherbime Publike. Zyrtari e shqyrton kërkesën, perpilohet procesverbali për gjendjen teknike të automjetit dhe në bazë të procesverbalit lëshohet leja për ushtrimin e veprimtarisë të taksit për automjetin në fjalë.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: 1 vit

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Informatat e kontaktit
  • Me raste, emri i taksisë

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • Leja e qarkullimit (Kopje)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Vërtetim që nuk ka obligimet tatimore (Origjinal)
  • Certfikatë që nuk është në hetime (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion