REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga faktorët natyrorë dhe faktori njeri në prodhimtari bujqësore, blegtori, pylltari dhe hidroekonomi

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural

Qëllimi: Bëhet vlerësimi i dëmeve të shkaktuara në prodhimtarinë bujqësore, blegtorale, pyje dhe hidroekonomi nga fatkeqësitë elementare (vërshimet, bora, erërat, etj.) dhe nga faktori njeri

Përshkrimi: Fermeri paraqet kërkesën në Zyrën e Pranimit e cila i përcillet Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural njofton për dëmet që janë shkaktuar në fermë dhe në prodhimtari. Zyrtari i Drejtorisë e bënë inspektimin në terren dhe raporton mbi dëmet e shkaktuara. Nëse Drejtoria e nxjerrë vendimin për kompensimin e dëmit, palës i kërkohen dokumente shtesë.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri i palës
  • Informatat e përgjithshme (adresa, numri i telefonit, numri personal)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e Pasurisë (Kopje)
  • Kopja e Planit / Skica (Origjinal)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Deklarata e Palës (NUK KA)
  • Vërtetimi i tatimit në pronë (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion