REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesë për subvencione për kulturat bujqësore (grurë, misër, vreshta, pemë dhe perime) dhe subvencione në blegtori

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural

Qëllimi: Përfitimi i përkrahjes financiare për qytetarët që merren me punimin e tokës dhe përmirësimi i konkurrencës në bujqësi.

Përshkrimi: Pala e bënë kërkesën në Zyrën e Pranimit në Drejtorinë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, për përfitimin e subvencionit për prodhimet e caktuara, dhe e bashkangjet dokumentacionin e nevojshëm sipas shpalljes publike nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural. Dokumentacioni i kompletuar përcillet në Ministri për shqyrtim dhe aprovim.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: 6 muaj

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri i palës
  • Informatat e përgjithshme (adresa, numri i telefonit, numri personal, data e lindjes, kodi postarë)
  • Numri i xhirollogarisë bankare

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 45

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Certifikata e Pronësis (grurë, misër, pëme dhe perime) (Origjinal, Kopje)
  • Kopja e llogarisë së vlefshme bankare (Kopje)
  • Vërtetim i tatimit në pronë (Origjinal)
  • Certifikatë e Vreshtaritë (Kopje)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit dhe numri fiskal për personat juridik (Kopje)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion