REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Kërkesë për fitimin e shtetësisë me lindje në Kosovë (kur njëri prind është shtetas i Kosovës)

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme

Qëllimi: Qëllimi i procedurës është i fitimi i shtetësisë së Kosovës.

Përshkrimi: Për fitimin e shtetësisë pala e bënë kërkesën në zyrën e pranimit. Kërkesa parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind, për personat e mitur. Pala e plotëson formularin dhe e jep betimin që e pranon ligjin dhe rendin kushtetues. Pas kësaj lënda e kompletuar dërgohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Pastaj komisioni qëndrorë për shtetësi vendos a janë plotësuar kushtet për fitimin e shtetësisë. Pas nxerrjes së vendimit në Ministri, zyrtari i Gjendjes Civile e bën zbatimin e vendimit.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Emri (emri i prindit) Mbiemri
  • Informatat e përgjithshme (Adresa, numri telefonit, numri personal, vendbanimi)
  • Informatat e përgjithshme të prindit me shtetësi të Kosovës (emri dhe mbiemri, data dhe vendi i lindjes, profesioni, vendbanimi)
  • Informatat e përgjithshme të prindit me shtetësi tjetër (emri dhe mbiemri, data dhe vendi i lindjes, shtetësia, vendi dhe numri i regjistrit ku është regjistruar shtetësia, profesioni, vendbanimi)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 180

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e lindjes së fëmijës (Origjinal)
  • Certifikata e shtetësisë Kosovare të prindërve (Origjinal)
  • Deklarata me shkrim e fëmijës, më të vjetër se 14 vjec (Origjinal)
  • Deklarata me shkrim e prindit me shtetësi tjetër (jo Kosovarë) (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion