REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Gjetja / pajisja me dokument nga Arkiva

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme

Qëllimi: Qytetari pajiset me kopjen e lëndës e cila vetëm është arkivuar. E njëjta edhe legalizohet për tu përdorur për nevojat e qytetarit.

Përshkrimi: Pala e bënë kërkesën në zyrën e pranimit. Zyrtari i arkivës e kërkon lëndën në bazë të vitit. Nëse lënda është vjetër dhe nuk ka shënime pala duhet të kërkoj në arkivën ndërkomunal, nëse ekziston. Nëse lënda gjindet në Arkiv fotokopjohet dhe, në bazë të origjinalit legalizohet lënda te zyrtari për legalizime. Pas kësaj procedure pala pajiset me kopjen e legalizuar të lëndës.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe Mbiemri
  • Informatat e përgjithshme (Adresa, numri telefonit, numri personal, vendbanimi)
  • Viti kur është dorëzuar kërkesa /marrë vendimi
  • Emri i lëndës / kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Kërkesa me shkrim apo verbale (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion