REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Fitimi i shtetësisë me natyralizim të personit që e ka humbur shtetësinë e Kosovës

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme

Qëllimi: Qëllimi i procedurës është i fitimi i shtetësisë së Kosovës.

Përshkrimi: Për fitimin e shtetësisë pala e bënë kërkesën në zyrën e pranimit. Kërkesa parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për personat e mitur. Pala e plotëson formularin dhe e jep betimin që e pranon ligjin dhe rendin kushtetues. Pas kësaj lënda e kompletuar dërgohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku komisioni qëndrorë për shtetësi vendos a janë plotësuar kushtet për fitimin e shtetësisë. Pas nxerrjes së vendimit në Ministri, zyrtari i Gjendjes Civile e bën zbatimin e vendimit.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Emri (emri i prindit) Mbiemri
  • Informatat e përgjithshme (Adresa, numri telefonit, numri personal, vendbanimi)
  • Vendbanimi aktual
  • Informata e përgjithshme të prindërve (emri dhe mbiemri, vendbanimi, shtetësia, profesioni,)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 180

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e lindjes (Origjinal)
  • Certifikata nga regjistri i gjendjes civile të prindit (Origjinal)
  • Dëshmi që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare (Origjinal)
  • Deklarata me shkrim i prindërve që pajtohen me kërkesën për shtetësi (Origjinal)
  • Deklaratë me shkrim e fëmijës mbi moshën 14 vjec deri në 18 vjec (Origjinal)
  • Dëshmi që nuk është nën hetime penale dhe nuk është i dënuar për vepër penale (Origjinal)
  • Dëshmi që posedon mjete materiale për të siguruar jetesën e vet dhe personave për të cilët është përgjegjës (Origjinal)
  • Dokumenti i identifikimit i të dy prindërve (Origjinal)
  • Deklarata me shkrim që e pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion