REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Humbja e shtetësisë së Republikës së Kosovës me lirim për personat madhorë

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme

Qëllimi: I mundësohet palës humja e shtetësisë së Kosovës, për të fituar shtetësinë e një shteti tjetër.

Përshkrimi: Kërkesa bëhet në Zyrën e Gjendjes Civile. Pala, e cila duhet të jetë prezent, e plotëson formularin dhe e jep betimin që nuk është Shërbyes Civil, Gjykatës, Prokuror, Zyrtarë Policorë, pjestarë i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Pasi të kompletohet lënda dërgohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku komisioni për shtetësi vendos a janë plotësuar kushtet për lirim nga shtetësia. Nëse vendoset për lirimin e shtetësisë pala e bënë tërheqjen e vendimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ku edhe paguan taksën e shërbimit. Pastaj zyrtari i Gjendjes Civile në Gjakovë e bënë zbatimin e vendimit në Regjistrin e Gjendjes Civile.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Emri (emri i prindit) Mbiemri
  • Informatat e përgjithshme (numri kontaktues, numri personal)
  • Data dhe vendi i lindjes
  • Adresa në shtetin e huaj dhe adresa në Kosovë

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Dëshmi për posedimin e shtetësisë së shtetit tjetër apo garancionin se kjo shtetësi do ti jepet (Origjinal)
  • Certifikata e Lindjes (Origjinal)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Dëshmi mbi vendbanimin e fundit në Republikën e Kosovës (Origjinal)
  • Dëshmi që i ka përmbushur detyrimet financiare ndaj shtetit (Origjinal)
  • Dëshmi nga qendra komunale për punë sociale që i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare ndaj personave, për të cilët është përgjegjës para ligjit. (Origjinal)
  • Dëshmi që nuk është nën hetime penale dhe nuk është i dënuar për vepra penale (Origjinal)
  • Dëshmi që nuk është nën hetime penale dhe nuk është i dënuar në shtetin në të cilin e bën lutjen për fitimin e shtetësisë(jo më të vjeter se 6 muaj) (Origjinal)
  • Dëshmi nën betim që shtetasi që kërkon lirim nga shtetësia nuk është nënpunës Civil, Gjykatës, Prokuror Publik, pjestarë i Policisë së Kosovës, pjestarë i Forces së Sigurisë së Kosovës apo pjestarë i Agjencionit të Kosovës për Intelegjencë. (Origjinal)
  • Dëshmi për vendbanimin në shtetin e huaj, ku banon. (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion