REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Regjistrim i mëvonshëm në regjistrin e të vdekurve (pas 30 ditësh)

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme

Qëllimi: Vdekja e personave e cila nuk është paraqitur në afatin e rregullt të regjistrimit në Regjistrin e Gjendjes Civile të Vdekjes (deri në 30 ditë) mund të bëhet më vonë dhe, në këtë rast paguhet taksa e regjistrimit të mëvonshëm.

Përshkrimi: Pala e bënë kërkesën në zyrën e gjendjes civile për regjistrim të mëvonshëm në regjistrin e të vdekurve. Zyrtari i gjendjes civile e shqyrton lënden dhe lëshon aktvendimin për regjistrimin e vdekjes.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe mbiemri (emri i prindit) për personin vdekja e të cilit paraqitet
  • Emri dhe Mbiemri i parashtruesit të kërkesës
  • Informatat e përgjithshme për parashtruesin e kërkesës (adresa, numri personal)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e lindjes për të vdekurin (Origjinal)
  • Dëshmi e vdekjes nga institucioni shëndetësor (kur vdekja ka ndodhe në institucionin shëndetësor) (Origjinal)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Vërtetimi që i vdekuri nuk është i paraqitur në Regjistrin e Gjendjes Civile në vendin e vdekjes (Origjinal)
  • Certifikata e martesës për të vdekurin (nëse ka qenë i martuar) (Origjinal)
  • Deshimi nga dy persona që dokumentojnë vdekjen e të ndjerit (nëse ka vdekur jashtë institucionit shëndetësorë). (Origjinal)
  • Për vdekjet e dhunshme/aksidentale kërkohet dokumenti i lëshuar nga prokuria në vendin e vdekjes së personit (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion