REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Anullim i dyfishtë në Regjistrin e Gjendjes Civile të lindjes

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme

Qëllimi: Përmirësimi i regjistrimeve të dyfishta të një personi në regjistrat e gjendjes civile.

Përshkrimi: Në rastet kur lindja e fëmiut është regjistruar në dy komuna (vendbanimin e prindërve dhe komunën e lindjes) qytetari e bënë kërkesën për anulimin e regjistrimit të dyfishtë. Kërkesa bëhet në Zyrën e Gjendjes Civile me dokumentacion të kompletuar i cili shqyrtohet nga zyrtari i gjendjes civile. Zyrtari e bënë anulimin e regjistrimit të dyfishtë duke u kujdesur që të mbes në fuqi regjistrimi i bërë në komunën e lindjes (sipas flëteparaqitjes nga institucioni shëndetësorë)

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Emri , mbiemri (emri i prindit)
  • Informata e përgjithshme (adresa, numri i telefonit, numri personal)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Ekstrakti i lindjes të të dy prindërve të fëmiut (Origjinal)
  • Dokumenti i martesës (Origjinal)
  • Letërnjoftimi (Kopje)
  • Certifikata e regjistrimit nga komuna ku është bërë regjistrimi i dyfishtë (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion