REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Regjistrim i mëvonshëm i lindjes në Regjistrat e Gjendjes Civile (pas 30 ditësh)

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme

Qëllimi: Regjistrimi i të gjithë qytetarëve të Kosovës në Regjistrin e Gjendjes Civile.

Përshkrimi: Pala e bënë kërkesën për regjistrim të mëvonshëm në Zyrën e Pranimit dhe e paraqet dokumentacionin e kërkuar. (Prindërit e fëmijës duhet të jenë prezent. Në ato raste ku personi që regjistrohet është mbi moshën 10 vjecare nevoitet edhe deklarata e tijë/sajë). Zyrtari e nxjerrë aktvendimin për regjistrim të mëvonshëm, zyrtarizohet dhe regjistrohet në Regjistrin e Gjendjes Civile.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: Përhershëm

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri (emri i prindit)
  • Informatat e përgjithshme (adresa, numri i telefonit, numri personal i palës)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Ekstrakti i lindjes i të dy prindërve (Origjinal)
  • Vërtetim që fëmija nuk është regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile të lindjes, në vendin e lindjes së prindërve etj (Origjinal)
  • Vërtetim nga institucioni shëndetësorë për vaksinimin e kryer (Kopje)
  • Letërnjoftimi i prindërve dhe dëshmitarëve (Kopje)
  • Certifikata e martesës së prindërve (nëse nuk janë të martuar nevoitet certifikata e lindjes së dy prindërve) (Origjinal)
  • Në rastet kur prindërit nuk janë të martuar bëhet procesverbali mbi pranimin e atësisë dhe amësisë (prezenca e fëmijës dhe prindërve është e obliguar) (Origjinal)
  • Për regjistrimin e të lindurit jasht institucioneve shëndetësore nevoitet deklarata e së paku 2 dëshmitarëve që kanë asistuar gjatë lindjes apo kanë njohuri të drejtpërdrejta për lindjen e fëmijës. (Origjinal)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion