REGJISTRI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE
NË KOMUNËN E GJAKOVËS

AL  SR  EN

Deklarata e bashkësisë familjare

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme

Qëllimi: Deklarata familjare nevoitet që të kompletohet dokumentacioni i nevojshëm për vizë, bursë studentore, etj.

Përshkrimi: Pala e bënë kërkesën për deklaratë të bashkësisë familjare në zyrën e gjendjes civile. Për marrjen e deklaratës së bashkësisë familjare duhet regjistruar të gjithë anëtarët e familjes në regjistrin e gjendjes civile dhe kështu të kompletohet pasqyra e anëtarëve të familjes. Pala pajiset me deklaratë të bashkësisë familjare me numrin serial të posaçëm.

Baza ligjore

Vlefshmëria e procedurës administrative: 6 muaj

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe mbiemri, i të gjithë anëtarëve të familjes
  • Informata e përgjithshme (adresa, numri i telefonit)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 1

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimi/ pasaporta për të gjithë anëtarët e familjes (Kopje)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion